Ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar (lexo këtu).
Bilali ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, lajmin e trishtë të babait dhe xhaxhatit të tij, ku shkruan “Lamtumirë kampionë”, pasi ata mësohet se kanë qenë sportistë në garat e hipizmit. Pas këtij postimi ish- boksieri ka marrë ngushëllime të shumta nga ndjekësit e tij.
Kujtojmë që ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.
Autorët pas ekzekutimit të dy vëllezërve i kanë vendosur flakën mjetit tip “Benz” për të zhdukur çdo gjurmë të vrasjes.