Tërmeti i të mërkurës, me epiqendër Gjirin e Lalëzit ka shkaktuar dëme të mëdha thuajse në të gjithë banesat e Thumanës, të rrethit të Krujës.
Fenomeni natyror përveç dëmeve të shkaktuara nxorri në pah edhe historinë e trishtë të së moshuarës Luçie Ceku, e cila jeton prej vitesh e vetmuar, ndërsa lëkundjet e tërmetit ia bënë të pabanueshme banesën.
Luçia para tre vitesh, humbi tragjikisht djalin, burrin dhe nipin ndërsa sot për Faxnews ajo rrëfen frikën për të fjetur në banesën e dëmtuar. E moshuara nuk ngurron t’i bëjë apel shtetit, duke kërkuar ndihmë për riparimin e shtëpisë.
“Mua tërmeti më ka bërë shumë shumë dëme, plasaritje tek të gjithë muret, jam një nënë shumë me halle, kam dy çuna, për ata tre çuna, njërin ma vranë, më vranë burrin, djalin më vranë edhe nipin, madje më plagosën edhe mua. Jam e plagosur në mëlçi. Tani i lutem shtetit që të më japë ndihmë”.
Ajo thotë se banesa ka pësuar dëme të frikshme dhe është bërë pothuajse e pabanueshme.
“Natën kam frikë të fle, kam frikë të fle në shtëpi. Jo se kam frikë, jeta të më shkojë, por edhe më vjen keq se më ze brenda”, u shpreh ajo.
Tërmeti shkaktoi dëme thuajse në të gjithë banesat e Thumanës, ndërsa paniku nga tërmetet e vazhdueshme është tepër i madh. (Kronika e plotë në FaxNews)
Discussion about this post