05:39 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

I vranë djalin për një karikues, flet për herë të parë Pavllo Mihali: Një tjetër hall më mundon

18:08 | 05/08/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vranë djalin për një karikues, flet për herë të parë Pavllo Mihali: Një tjetër hall më mundon

Pak ditë pas vdekjes së Marvi Mihalit, që u vra me thikë për një karikues, ka folur për herë të parë babai i tij Pavlo Mihali.

Rekordmeni shqiptar në kërcimin me shkop në atletikë, në një prononcim për newsbomb.al, ka drejtuar sot një apel për mediet duke i duke i bërë thirrje të zbardhin me profesionalizëm e vërtetësi vrasjen e Marvit. Ky reagim vjen për mediat të cilat e kanë bërë Marvin pjesë të grupit që shiti celularin apo karikuesin.

“Një tjetër hall më mundon. Janë mediat, janë persona e njerëz dashakeqës, por që gjejnë vend në portale të ndryshme që nuk më lenë të qetë në hallin e madh që më ra.

Duan që Marvin ta fusin te grupi që shiti celularin apo karikuesin, që kishte e s’kishte lidhje me këta njerëz. Unë di ta them me gojën plotë, Marvi im nuk kishte lidhje me ata persona, as me personat që na bënë gjëmën. Nuk kishte lidhje as me celularin apo karikuesin, as nuk kishte shitur, dhe as nuk kishte blerë gjë. Nuk dinte asgjë se ç’do të ndodhte. Një shok i tij, Armendi, e mori me vete se do të shkonin diku sa të mbaronin një punë dhe do vazhdonin bashkë dhe aty ndodhi tragjedia”, është shprehur Pavllo Mihali.

Kujtojmë se studenti i Juridikut Marvi Mihali humbi jetën, pasi u qëllua me thikë në zemër pak para mesnatës së 1 gushtit 2017 në një rrugicë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Marvi ishte djali i vetëm i Pavllo Mihalit, atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra). (D.D/Shuplaka)

Etiketa: marvi mihaliPavllo Mihali
Pas

Në pisk të vapës në krye të detyrës, Arbjola Halimi publikon FOTOT trishtuese të fëmijëve në plazhet e Durrësit

Para

“Marvi nuk vdiq për celularin dhe karikuesin, ato ishin të miat”, rrëfehet shoku dëshmitar

Para
“Marvi nuk vdiq për celularin dhe karikuesin, ato ishin të miat”, rrëfehet shoku dëshmitar

“Marvi nuk vdiq për celularin dhe karikuesin, ato ishin të miat”, rrëfehet shoku dëshmitar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.