05:06 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I vranë vëllain dhe kushëririn”, vrasja e 2 laçianve, zbulohet arsyeja: I ngacmonte motrën e divorcuar

15:39 | 30/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç, policia mbërrin 20 minuta me vonesë. Shoqërohen disa persona

Mikel dhe Jani Jushi, u vrane ne Lac

Markel Bushi 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Vincenc Pali Bushi, 28 vjeç janë autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë në Laç ku pas një përplasje me armë zjarri mbetën viktima kushërinjtë MikeldheErjon Jushi.

Ata janë vetëdorëzuar në polici ditën e sotme, teksa dyshohet se është shpallur në kërkim edhe autori i tretë i dyshuar Manuel Bushi, 23 vjeç, vëllai i Markel Bushit.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se qëlluan për vdekje Mikeldhe Erjon Jushin, pak metra larg komisariatit në Laç.

Sipas burimeve, Markel Bushi njihret ndryshe edhe me nofkën “Borëbardha”, ndërsa vëllai i tij Manueli me nofkën “Gjyshe”.

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gjithçka ka nisur pasi 23-vjeçari Manuel Bushi ngacmote vazhdimisht motrën e viktimës Erjon Jushit, e cila ka pak kohë që është divorcuar.

Jushi ka ushtruar dhunë ndaj 23-vjeçarit, i cili më pas ka thërritur të vëllanë Markelin dhe kushëririn e tij Vincencon.

Ata janë futur në lokal dhe janë konfliktuar fizikisht me dy kushërinjtë Erjon dhe Mikel Bushi e më pas kanë vazhduar edhe jashtë por situata është agravuar duke bërë që të nxjerrin armët.

Me të ndodhur kjo, kushërinjtë Erjon dhe Mikel Jushi kanë tentuar të largohen me vrap sapo panë armët, por janë ndjekur nga autorët e dyshuar dhe më pas janë qëlluar për vdekje.

Sipas dëshmive të dëshmitarëve nga vendngjarja, kur kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, Erjon Jushi nuk ka dashur ta marrë kushëririn e tij Mikelin me vetë, por ky i fundit “shkoi për t’i dalë Zot”.

Ngjarja e rëndë përfundoi me dy viktima, kushërinjtë Mikel dhe Erjon Jushi.

E shkuara e errët e autorëve të dyshuar të ngjarjes

I dyshuari Markel Bushi, në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shytin grabitën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë. Pas ngjarjes ata u arrestuan.

Markel Bushi arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg. Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë.

Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur. Vincenc Bushi në vitin 2017, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Burimi: JOQ

Pas

Parandalohet krimi/ Lëvizte nëpër qytet me armën plot më fishekë, arrestohet 36-vjeçari

Para

“Mesazhe nga dibranë të fyer”, shpërthen ish-deputetja : Surpriza që talli dhe çnderoi qytetin

Para
“Mesazhe nga dibranë të fyer”, shpërthen ish-deputetja : Surpriza që talli dhe çnderoi qytetin

“Mesazhe nga dibranë të fyer”, shpërthen ish-deputetja : Surpriza që talli dhe çnderoi qytetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.