Policia e Ruandës ka arrestuar një 34-vjeçar të dyshuar si vrasësi serial i të paktën 10 viktimave të cilat i kishte varrosur në kuzhinë.
Policia e zbuloi krimin pasi i arrestuari u dëbua nga shtëpia në të cilën banonte me qira në periferinë e Kicukiro, Kigali. Ata u njoftuan pasi 34-vjeçari nuk kishte paguar qiranë prej muajsh, raporton “BBC”.
Një polic tha për median vendase se viktimat të cilët ishin meshkujt dhe femra duket të kenë qenë punonjës seksi.
Një tjetër burim nga policia tha për “The New Times” se i dyshuari kishte bërë rezistencë kur ishin përpjekur ta nxirrnin nga banesa.
“Ai kërkonte falje dhe qante shumë, gjë që shkaktoi dyshime. Në komisariat rrëfeu se kishte vrarë disa persona dhe kjo e nxiti policinë që të hetonte”.
Deri më tani janë gjetur disa trupa, por numri i saktë do të bëhet i ditur pas përfundimit hetimeve mjeko-ligjore.
“Ai i joshte viktimat e tij, më së shumti prostituta, në shtëpinë e tij ku iu merrte celukarët dhe sendet, i mbyste derisa vdisnin dhe i groposte në një gropë të hapur në kuzhinën e shtëpisë me qira”.
34-vjeçari nuk është akuzuar ende.
Në Korrik ai ishte arrestuar për vjedhje, përdhunim dhe kërcënim ndaj disa grave, por ishte lënë i lirë për shkak të mungesës së provave.