10:14 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”I vunë pistoletën te koka”, humbën djalin e vetëm në tragjedinë e Butrintit, prindërit: Si e morëm lajmin! (Video)

14:01 | 16/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”I vunë pistoletën te koka”, humbën djalin e vetëm në tragjedinë e Butrintit, prindërit: Si e morëm lajmin! (Video)

Ditën e sotme u arrestua nga ana e policisë një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrinit ku humbën jetën pesë persona, në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.

Një prej viktimave ka qenë dhe 20-vjeçari nga Fieri Festim Hoxha, prindërit e të cilit ende nuk e kanë kaluar tronditjen.

Babai i tij në një rrëfim për Fax News, shprehet se edhe pse kanë kaluar vite nga ajo ditë për të ende vijon të jetë e freskët dhimbja. Ai thotë se e gjithë jeta dhe mundi i tij kanë shkuar dëm, ku nuk ka të birin prapë.

E ëma e djalit thotë se e ndjente se diçka do të ndodhte dhe nuk kanë dashur që djali i tij të shkonte drejt Greqisë, pasi edhe dy herë më parë e kishin kapur policët. Ajo tregon se e ka porositur nipin e saj që t’ia kishte amanet të birin, që të mos i ndodhte gjë.

‘’I thashë djalit të motrës amanet djalin, unë sikur e ndjeva dhe nuk doja që ta lija të ikte. Na mori në telefon ditën e dytë dhe po qante, djali thoshte se nuk e linin që të kthehej në shtëpi, pasi i kishin vënë pistoletën kokës. Në atë momente ne e marrim prapë në telefon dhe nuk na e hapi, siç duket kishte rënë në ujë. 

Pastaj doli në televizor se çfarë kishte ndodhur, doli emri i asaj nuses dhe vajzës së vogël. Kur pashë emrin e djalit në televizor, kalova në depresion. Shkuam në Sarandë dhe na tha mjeku ligjor se djali ishte i mbytur, s’kishim çfarë të bënim më. Një djalë të vetëm kishim, unë e plaku jemi të dy si mos më keq, atëherë na dhanë shumë premtime. Nuk ndjehemi të qetë për arrestimin”, shprehet e ëma e Festimit.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

Viktimat

Elvira Jaho – 22 vjece nga Lapardhaja e Beratit

Klara Jaho – 3 vjece e bija

Festim Hoxha – 20 vjec nga Vidhishti i Fierit

Amarildo Kuka – 25 vjec nga Kumani i Fierit

Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

(E.K/FAXWEB.AL

Pas

“30 minuta në Prokurori”, flet Basir Çollaku: Ja për çfarë më pyetën, të hetohet deri në fund

Para

Luçiano Boçi: Si po hesht ministrja e Arsimit për studimin e vjedhur nga zv.ministri Demo dhe deputetja Gjylameti

Para
Përplasje e mbështetësve të PD-së me Policinë, flet Boçi: Rama e meriton, s’tallet dot me Elbasanin

Luçiano Boçi: Si po hesht ministrja e Arsimit për studimin e vjedhur nga zv.ministri Demo dhe deputetja Gjylameti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.