Të rinjtë e forumeve të PD-së dhe LSI-së kanë vendosur një tra pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në zonën e Surrelit. Ata protestuan me thirrjet ‘’rama ik”.
Por kjo u ka kushtuar kreut të FRPD-së Belind Këlliçi dhe deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi të cilët janë shoqëruar në polici, konkretisht në komisariatin nr.4.
Në zonën ku kanë protestuar të rinjtë e forumeve të PD dhe LSI-së kishte një prani dhe të policëve, të cilët janë përpjekur që të heqin traun dhe të mbyllin protestën.
Protestuesit kanë vendosur një tra në mënyrë simbolike duke e paralelizuar situatën kështu me traun e vendosur në ‘’Rrugën e Kombit”. Për protestën në Kukës vijojnë të qëndrojnë në burg 11 qytetarë kuksianë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post