04:47 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I vunë tritol makinës, flet Inspektorja e Arsimit në Shkodër: E shqetësuar nga ngjarja (DETAJET)

09:50 | 11/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vunë tritol makinës, flet Inspektorja e Arsimit në Shkodër: E shqetësuar nga ngjarja (DETAJET)

Në orët e para të ditës së sotme një automjet ka shpëthyer në qendër të qytetit të Shkodrës në zonën e njohur si “dollari”.

Policia e Shkodrës bën me dije se automjeti është në pronësi të specialistet të Drejtorisë Arsimore Rajonal në Shkodër, Frida Kopliku.

Burime për ‘’Shuplakën” bëjnë me dije se në pjesën e poshtme të makinës aty ku ka ndodhur edhe shpërthimi është gjetur një fitil zjarrpërcjellësh fakt i cili përqëndron hetimet në vendosjen e ekplozivit në automjet për shkak të ndonjë konflikti në të shkuarën.

 E kontaktuar nga ‘’Shuplaka” specialistja e DAR në Shkodër Frida Kopliku shprehet se ngjarja e ka shqetësuar, nuk pranon ta komentojë ate.

 Kopliku sqaron se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm dhe deri më tani nuk ka asnjë emër si të dyshuar duke e cilësuar këtë ndodhi si një ngjarje banale.

“Jam shumë e shqetësuar nga ngjarja. Nuk kam dyshim tek askush deri më, pasi nuk kam pasur konflikte. Duhet të jetë ndonjë ngjarje banale”, shprehet Kopliku.

DETAJET:

Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë. Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatur se:

Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volksëagen në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë. Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Inspektorjainspektorja e arsimitShkoder
Pas

INSTAT konfirmon, çmimet e librave dhe mjeteve shkollore u rriten në shtator

Para

Fatma Methasani zgjidhet si prezantuesja e festivalit të ri në RTSH

Para
Fatma Methasani zgjidhet si prezantuesja e festivalit të ri në RTSH

Fatma Methasani zgjidhet si prezantuesja e festivalit të ri në RTSH

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.