Flet ekskluzuvisht për Fax News, kardiokirurgu Dervish Hasi, automjetit të të cilit iu vu një lëndë plasëse në rrugën “Belul Hatibi” në Tiranë. Hasi shprehet se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë personat që kanë vënë lëndën plasëse në automjetin e tij.
Hasi heq kategorikisht mundësinë e lidhjes së kësaj ngjarjeje me profesionin. Sipas tij, ka shërbyer me ndershmëri e përkushtim dhe në mënyrë absolute nuk ka lidhje me të qenit mjek.
Njëkohësisht, Hasi thotë se nuk ka patur asnjëherë konflikte me persona të caktuar, edhe në jetën e përditshme.
Nga ana tjetër, kardiokirurgu Hasi thotë se i vetmi dyshim me këtë ngjarje është ngatërresa e objektivit. Sipas tij, një vit më parë ka blerë automjetin në fjalë dhe nuk i ka ndërruar targat.
Kjo ka bërë që të dyshoj në mundësinë e goditjes së pronarëve të mëparshëm. Gjithsesi, kjo mbetet akoma në kuadrin e dyshimeve fillestare.
(E.K/FAXWEB.AL)