Mëngjesin e sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Fax News mëson se sasia e lëndës shpërthyese është vendosur në biznesin e shtetasit Përparim Kalbaj i cili ka qënë i arrestuar në 2018 për drogë.
Kalbaj së bashku me tre persona të tjerë është arrestuar në 2018 pasi shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut. Ky grup shiste doza të vogla kokainë në lokalet e ish-Bllokut.
Pista kryesore e hetimit dyshohet paralajmërim për tropojanin Kalbaj.
Në vitin 2018, uniformat blu të Tiranës kurorëzuan operacionin policor “Decline”. Rreth 300 gramë kokainë, 2 automjete dhe 7 telefona celularë u sekuestruan nga Policia e Tiranës në zonën e ish-Bllokut.
Policia e kryeqytetit kreu kontroll të befasishëm në një lloto sportive, ku vuri në pranga 4 persona. Azis Meta, Përparim Kalbaj dhe Aleks Kanaçi u arrestuan në kuadër të këtij operacioni. Ndërkohë, personi i katërt ishte një femër, 23-vjeçarja Eri Brami, që sipas policisë kishte rol kyç në shpërndarjen e kokainës në ish-Bllok. 23-vjeçarja e merrte lëndën narkotike në lokalin ku u ndaluan personat e sipërpërmendur dhe e shiste, kryesisht në lokalet e natës përreth zonës.
Ky grup shiste doza të vogla në lokalet përreth zonës së Bllokut. Mësohet se një gram kokaine shitej 80-120 euro. Në momentin kur shpërndarësit e kokainës u arrestuan nga forcat e Policisë “Shqiponja” ata ishin duke parë ndeshjet e futbollit të Europa Leage. Lotoja sportive ku u arrestuan trafikantët ndodhej në rrugën “Nikolla Jorga”.
Burimet bëjnë me dije se ky grup kishte një kohë të gjatë që ishte furnizuesi kryesor i konsumatorëve të kokainës në këtë zonë. Policia ra në gjurmët e këtij grupi pas një pune hetimore prej disa muajsh. Mbi katër të arrestuarit rëndon akuza për “shitje dhe prodhim të narkotikëve në bashkëpunim”.
(M.Q/Faxweb.al)