22:06 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

I vunë zjarrin makinës së tij teksa ishte e parkuar, ç’tha para Policisë kreu i Bashkisë së Lezhës

10:14 | 25/09/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vunë zjarrin makinës së tij teksa ishte e parkuar, ç’tha para Policisë kreu i Bashkisë së Lezhës

Mëngjesin e sotshëm dy automjete në Lezhë janë djegur teksa kanë qenë të parkuara. Ndërsa njëri prej tyre mësohet se i përkiste kreut të Bashkisë së këtij qyteti Fran Frrokaj. Po çfarë ka deklaruar vetë kreu i Bashkisë në Polici pas ngjarjes?

Ai ka thënë se mjeti kishte shfaqur një problem të cilin e kishte neglizhuar.

“Nuk kam konflikte me askënd. Mjeti kishte ndezur një llambë defekti, e neglizhova problemin, nuk çova mjetin në servis”, ka thënë ai.

Po ashtu mësohet se mjeti ishte në pronësi të Bashkisë dhe jo të tijën personale. Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes nuk përjashton si mundësi as zjarrëvënien e qëllimshme ndaj mjeteve.

Informacioni i policisë:

Policia e Lezhes njofton se rreth ores 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës, dhe konkretisht:

Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet keqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashkia LezheFran Frrokajkreu i bashkisemakina
Pas

Zbulohen pronarët e vërtetë të velierës me 1.2 ton kanabis, janë dy italianë

Para

Arrestohen në Korçë dy vëllezërit problematikë, çfarë shqetësime iu sillnin komunitetit

Para
Arrestohen në Korçë dy vëllezërit problematikë, çfarë shqetësime iu sillnin komunitetit

Arrestohen në Korçë dy vëllezërit problematikë, çfarë shqetësime iu sillnin komunitetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.