02:38 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

I vuri flakën nënës, zbulohet shkaku i aktit fatal të djalit në Korçë

08:44 | 14/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
I vuri flakën nënës, zbulohet shkaku i aktit fatal të djalit në Korçë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë shënuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 32-vjeçar tentoi të digjte nënën e tij duke e lyer me benzinë dhe i vënë më pas flakën.

Thuhet se shkak i konfliktit mes tyre që çoi në këtë veprim tragjik është bërë refuzimi i së ëmës për t’i dhënë para. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, 52-vjeçarja Mimoza Sadikllari nuk ia ka plotësuar kërkesën të birit dhe pas një grindje të ashpër Emiljan Tushini ka ndërmarrë aktin fatal.

Pasi i ka vënë flakën dhe është larguar, 52-vjeçarja është përpjekur ta shuajë vetë zjarrin dhe më pas ka kërkuar ndihmën e së bijës që jetonte aty pranë. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”). Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8  në Korçë, në  banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta  me  nënën  e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit  lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën.

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal. Materialet  proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.”, bëhej me dije një ditë më parë nga policia.

Etiketa: benzinedjaliflakeKorçe
Pas

Akuzat për dënimet pas Festivalit të 11-të, rrëfimi i Kapexhiut: Roli i Dritëro Agollit

Para

Prej Marsit në kërkim për vjedhje energjie dhe lëndë narkotike, arrestohen dy kushërinjtë në Gjirokastër

Para
Prej Marsit në kërkim për vjedhje energjie dhe lëndë narkotike, arrestohen dy kushërinjtë në Gjirokastër

Prej Marsit në kërkim për vjedhje energjie dhe lëndë narkotike, arrestohen dy kushërinjtë në Gjirokastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.