Autori i vendosjes së një sasie të vogël lënde eksplozive në një mobilieri në Krujë është arrestuar brenda pak orësh nga policia.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Riza Haka, 46-vjeç, banues në Nikël, i cili sipas policisë rreth një muaj më parë, ka djegur edhe makinën e pronarit të mobilerisë dhe makinën e vëllait të tij.
“Haka, më datë 12.02.2017, rreth orës 01:27, në Nikël, Krujë, për motive të dobëta, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, tritol në biznesin (mobileri) e shtetasit B.B”, sqaron policia.
Nga kryerja e veprimeve hetimore është dokumentuar se shtetasi I mësipërm rreth një muaj më parë ka djegur edhe dy makina, të shtetasit B.B. dhe vëllait të tij, shtetasin P.B., konkretisht më datë 26.01.2017, dyshohet se shtetasi i mësipërm ka djegur mjetin tip Benz me targa ndërsa më 10.02.2017, dyshohet se 46-vjeçari ka djegur mjetin tip Vosvagen.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 35 kg lëndë narkotike kanabis sativa, një pushkë, si dhe lëndë djegëse benzinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post