03:32 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vuri tritolin me qëllim lokalit të tij, arsyeja e pronarit burrels të lë pa fjalë

09:36 | 27/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vuri tritolin me qëllim lokalit të tij, arsyeja e pronarit burrels të lë pa fjalë

Qyteti i Burrelit u trondit mbrëmjen e së dielës nga një shpërthim i fortë tritoli, i ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani”.

Lokali është marrë me qira nga Selim Lika ndërsa pronari është A. Musta. Nisur nga hetimet paraprake, dyshohet se, tritoli mund të jetë vendosur nga vetë pronari i lokalit apo të afërmit e tij, për të ndihmuar përfitimin e azilit në Gjermani të djalit të tij.

Nga ana tjetër mbetet në hetim dhe pista e ndonjë hakmarreje pasi tre të rinj kanë debatuar pak orë para shpërthimit të cilët debatuan me kamerierin dhe djalin e 35-vjeçarit që ka aktualisht me qira lokalin.

Tre të rinjtë janë thirrur në Komisariatin e Policisë Mat, por ende nuk ka prova e fakte që dëshmojnë se mund të jenë ata autorët e lëndës plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05, ku sasia e tritolit është hedhur nga dritarja e lokalit në ambientin e bredshëm. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se, 35-vjeçari Lika ka qenë duke mbyllur qepenat e lokalit në momentin që ndodhi shpërthimi. Sipas deklarimeve të këtij të fundit, ai ka ngritur dyshime se autorë mund të kenë qenë tre të rinj të cilët disa orë më parë kishin debatuar me kamerierin dhe djalin e tij dhe në këtë mënyrë mund të jenë hakmarrë. Për këtë qëllim, policia i ka thirrur rreth mesnatës tre personat e dyshuar, por nuk ka faktuar asgjë në lidhje me fajësinë e tyre.

Zyrtarë të Policisë dyshojnë se, pista kryesore ka të bëjë me simulimin e një tritolvënie nga pronari i lokalit. “Djali i pronarit të lokalit, A. Musta, ka emigruar para një viti në Gjermani. Ai ka kërkuar azil dhe nuk i është miratuar. Duhet të jetë sajuar ky rreng për të siguruar azilin.

Zbardhja e shpërthimeve me tritol nuk është e lehtë”, ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë, i cili shton se po hetohet intensivisht me metoda speciale për zbardhjen e ngjarjes, shkruan ‘’Panorama”.

Prej kohësh, 35-vjeçari Lika, banues në Burrel, ka marrë me qira lokalin, që e ka në pronësi burri i hallës së tij. Policia këmbëngul se tritoli është vënë nga të afërmit e pronarit, për t’i siguruar azilin në Gjermani djalit të A. Mustës.

Nisur nga kjo, janë përgjuar të gjitha bisedat telefonike dhe lëvizjet e personave që mund të kenë lidhje me shpërthimin. Po ashtu janë sekuestruar pamjet filmike të objekteve në afërsi të lokalit. Largimi i një mjeti me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejt Urës së Matit është një tjetër fakt që po hetohet nga Policia e Burrelit për këtë ngjarje.

Etiketa: burrellokal
Pas

Detaje/ Tentativa e grabitjes në Fier, nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

Para

“U zëvendësua brenda tre orësh se pengoi rrëmbimin e drogës”, ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës i përgjigjet Berishës

Para
“U zëvendësua brenda tre orësh se pengoi rrëmbimin e drogës”, ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës i përgjigjet Berishës

“U zëvendësua brenda tre orësh se pengoi rrëmbimin e drogës”, ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës i përgjigjet Berishës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.