Policia ka arrestuar shtetasin Veiz Uku, 46 vjeç për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas policisë 46-vjeçari i ka vënë zjarrin një masivi pyjor në fshatin Shën Koll.
Ai ka djegur dy dynim sipërfaqe me pyje në Shën Koll.
Uku është vënë në pranga nga shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1, pasi, më datë 03.08.2017, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. (B.H/Shuplaka)