05:33 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I zhvati 60 milionë lekë drejtorit të Postës me anë të Facebook, lirohet nga burgu “Analia”

15:59 | 03/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I zhvati 60 milionë lekë drejtorit të Postës me anë të Facebook, lirohet nga burgu “Analia”

Eshtë liruar nga burgu me kusht nga Gjykata Enertila Beqja, vajza nga Manza e Durrësi, e cila nëpërmjet Facebook-ut arriti ti zhvaste 60 milionë lekë drejtorit të postës Barush Ahmeti.

Vendimi është marrë më 25 korrik të këtij viti nga gjyqtari Besnik Hoxha. E reja vuante denimin në burgun 325 në Tiranë.

Në vitin 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur dënimin me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të “Mashtrimit” te parashikuar nga neni 143/3 të K.Penal. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durrës.

Por me pretendimin se ka vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe plotëson të gjitha kriteret që parashikon dispozita e nenit 64 te Kodit Penal, kërkuesja ka kerkuar lirimin me kusht, thuhet në dekalratën e siguruar nga Fax Web.

Historia:

Enertila Beqja mashtroi përmes njohjes në ‘’facebook” një 30-vjeçar, i cili rezulton të ishte Drejtori i Postës në zonën e Manzës. Në harkun kohor të dy viteve ajo i ka zhvatur atij rreth 60 milionë lekë të vjetra,

Sipas asaj që vetë Beqja ka deklaruar, qëllimi nuk ka qenë për ta zhvatur 30- vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj.

Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo, ndërkohë që 27- vjeçarja fshihej pas bukurisë së një aktoreje venezueliane.

Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste.

“Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici. “Panorama” e zbardh të plotë deklaratën e saj, dhënë dje në Policinë e Durrësit pas arrestimit.

Sakaq, “mësohet se kur ka shkuar Policia ta arrestojë, e reja është shprehur se ishte dhe e fejuar dhe shtatzënë.

“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë ajo.

Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.

Po kush ishte ‘’viktima” e mashtrimit:

Barush Ahmeti, drejtor i postës në Manëz e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici. Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 60 milionë lekësh të vjetër.

Vajza kishte pikasur që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani.

Këtu ajo nisi “sulmin” duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje. I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të.(lexo këtu)

(K.H/FAXWEB)

Pas

Kjo është sëmundja që po bëhet vrasësi më i madh në botë, ekspertët japin alarmin

Para

FOTO/ Një bisedë mes Stresit dhe Keisit po bën xhiron në rrjet, zbulohen mesazhet

Para
FOTO/ Një bisedë mes Stresit dhe Keisit po bën xhiron në rrjet, zbulohen mesazhet

FOTO/ Një bisedë mes Stresit dhe Keisit po bën xhiron në rrjet, zbulohen mesazhet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.