Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse kohët e fundit është shumë i angazhuar me elektoratin për zgjedhjet ai mesa duket gjen edhe kohën për t’u argëtuar.
Pikërisht në ditën e Pashkëve, Saimir Tahiri ka provuar një aventurë të re. Shumë i qeshur, plot energji, i veshur me një kostum në ngjyrë të verdhë me shirita të zinj, Tahiri është hedhur me parashutë. Hedhjen ish-ministri e ka bërë nga një lartësi e madhe nga një mini-avion, mbi bregdet.
Në këto foto ai na ka treguar disa nga hapat e hedhjes nga lartësia. Gjatë kësaj hedhje ai ka qenë i shoqëruar edhe nga instruktori.
Gjithsesi kjo është një ekperiencë shumë e veçantë që mesa duket e ka kënaqur shumë edhe Tahirin, ku edhe në lartësi shumë të madhe shfaqet mjaft i qeshur. Një “day off” kjo mjaf frymëzuese edhe për ish-ministrin. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1605″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]