Deputeti socialist, Ervin Bushatin ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës nga ku deklaroi se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të qeta, të lira dhe të rregullta.
“Zgjedhjet ishin të lira, të qeta dhe të rregullta Duhet të hiqet përceptimi se kanë votuar pak njerëz pasi 2.8 milionë persona janë të regjistruar në Shqipëri”.
I pyetur nga gazetarja Klaudia Karabolli se përse dolën vota tepër në kutitë e votimit, Bushati tha se sa vota ka aq firma kanë regjistër. “Gjithmonë ka një firo të tillë, çdo komisioner mund të bëjë gabime njerëzore që mund të ngatërrojë 327 me 372. Ose thuhet se ishte pjesmarrja e vogël ose thuhet se kishte shumë gabime”.
Deputeti tregoi edhe përgjegjësinë më të madhe që sipas tij kishin këto zgjedhje: “Ne ia arritëm kryesorja të kishim zgjedhje të qeta, e para nuk kishte viktima, misioni ynë i parë ishte të mos kishte viktima, nga kjo ndruheshim më shumë. Përderisa kontrolluan paqen duhet të dinë të kontrollojnë edhe dhunën. Basha ka hedhur zjarrin dhe ka fshehur dorën. Janë të filmuar të gjjithë personat që kanë dhunuar qendra zgjedhore derisa Basha vendosi të dëgjonte llafin e amerikanëve që i tërhoqën veshët. Pse e kthyen nga dhunë në sajze e valle në rrugët e Tiranës. Sepse zyrtari amerikan e paralajmëroi se do të konsideroheni organizatë e dhunshme”.
Lidhur me publikimin e audio-përgjimeve nga gazeta gjermane, Bild, Bushtai tha vetëm kaq: “Nuk jam as prokuror as gjyqtar që të jap një mendim, si qytetar i thjeshtë nuk gjykoj dot. Ne s’marrim vesh nga këto punë, ndërkohë po u shfaqën si Ertogruli apo ndonjë telenovelë tjetër na tërheqin t’i shikojmë”.
Çfarë presionesh ju keni bërë ju qytetarëve pasi progress raporti i OSBE tha se ishte bërë presion si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca qytetarëve për të mos votuar por edhe për të votuar?
“Ma gjeni një fjali të tillë në këtë raport paraprak. Nuk asnjë frazë të tillë në të. Po të kishte pasur presion nga ne, një votues i PD-së nuk do të ishte në administratë, të gjithë janë në punë edhe të PD-së, nuk jemi ne të tillë”.
Dekreti i presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në Tetor
Bushati: “Është i jashtëligjshëm, amerikanët e thanë, OSBE/ODHIR-i etj e thanë që procesi zgjedhor ishte i rregullt. Nga Tetori i vitit të kaluar Presidenti ka kthyer në total 12 ligje. Pse në këto bashkisë e Kamzës dhe të Shkodrës qenkën paguar të gjithë punonjësit me buxhetin që nuk e njohin, pasi Presidenti e ka kthyer dekretin e ka kthyer buxhetin e vitit 2019. Pra, Presidenti vendos vetëm kur nis loja, është si puna e arbitrit, ai vendos nisjen e lojës dhe 10 sekondat e para por nuk e vendos arbitri kur mbaron loja, mbaron pas 90 minutash, pikë”.
Lidhur me programin ekonomik të bashkive që do të drejtohen të gjitha tashmë nga mazhoranca, Bushati nuk kishte shumë për të thënë: “Janë bërë shumë punë në Tiranë, në të ardhmen do të investohet në transportin, rrugët, ndriçimin etj”.
Si jepen lejet e ndërtimeve?
Bushati: “Nuk jam drejtor i urbanistikës, nuk kam të bëj fare, më parë ka qenë me koefiçent tani është me vulum, varet se sa qytetarët kërkojnë. Ka ndërtime Në New York, në Parisë e shumë më tepër në Londër, si do t’ju themi mos ndërtoni. Ka raste në pronat e vjetra ku mund të jenë 27 pronarë, marrin një firmë ndërtimi ua kthen në hyrje, dyqane apo ku di unë”.
Duke iu rikthyer datës 13 Tetor e dekretuar nga Meta si datë e zgjedhjeve vendosre pas anullimit të dekretit të parë që i parashikonte më 30 Qershor, Bushati tha: “Data 13 Tetor është astrologjike. Afati i fundit ishte 30 Qershori. Nga ky moment nuk ka të drejtë ta shtojë. Me kete tregoi se sa arbitrar u tregua. Pyeteni pse e vendosi me datën 13 dhe jo për datën 20?
Në gjithë këto muaj deri në datën 30 ishte shumë stresuese dhe e ngarkuar, sepse duhej të mbanim qetësinë edhe për qytetarët. Por që nga ky moment nuk do të ketyë më asnjë tolerim. Për çfarë e thotë këtë, që Presidenti të zgjidhet nga populli? Nuk jemi Republikë Presidenciale, jemi Republikë Parlamentare”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2390767417876663/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post