12:04 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ia doli të mbledhë 43 deputetë, Gazment Bardhi: Do të ngrihen tre komisione hetimore

"Jemi njohur me të dhëna se zyrtarë publikë marrin vendime për të pasuruar miqtë dhe familjarët"

14:07 | 05/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ia doli të mbledhë 43 deputetë, Gazment Bardhi: Do të ngrihen tre komisione hetimore

Gazment Bardhi pas mbledhjes me deputetët

Pas përfundimit të mbledhjes me 43 deputetë të opozitës Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat për të treguar rreth vendimeve të marra gjatë mbledhjes.

Gazment Bardhi: Së pari dua publikisht të falënderoj secilin nga kolegët e opozitës që u bënë pjesë e një takimi të domosdoshëm, të vonuar. Sot në takimin me rreth 43 deputetët të PD-së, Aleancës për Ndryshim kemi përcaktuar agjendën e sesionit parlamentar.

Bardhi, është shprehur mbi prioritetet që do të kenë deputetët e opozitës në sesionin e ri parlamentar. Pikat kryesore ku do të angazhohen, është Reforma në Drejtësi dhe ngritja e tre Komisioneve Hetimore.

Së pari, një Komision për koncesionet, PPP-të dhe problematikat në shëndetësi, një tjetër Komision Hetimor për “vjedhjen e të dhënave personale” dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe një tjetër Komision sipas Bardhit për zyrtarët të cilët kanë favorizuar nëpërmjet vendimmarrjes të afërmit e tyre.

Bardhi: Zgjedhjet e lira, çuarja e përpara e Reformës Zgjedhore e cila është bllokuar prej 2 vitesh, është vendosur si prioritet i punës së deputetëve të opozitës, duke rikonceptuar Komsionin Zgjedhor dhe detyrat që do duhet të përmbushë me afate dhe përgjegjësi të qarta. Është e papranueshme, që ndërsa opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe 14 majit, të mos çojë përpara Reformën në Drejtësi. Kemi analizuar deri tani produktin e Reformës Zgjedhore dhe na rezulton se nuk ka pasur asnjë produkt prandaj nuk duhet të vazhdohet më kështu. Rikonceptimi i Komisionit është detyra kryesore. Çdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie. Kemi vendosur ngritjen e tre komisioneve hetimore.

  1. Komision Hetimor për: Koncesionet, PPP dhe problematikat në shëndetësi.
  2. Komision Hetimor për: Të dhënat personale të qytetarëve, Patronazhistët dhe dyshimet serioze për ndërhyrje në sistemin TIMS.
  3. Komision Hetimor për: Të dhënat se si zyrtarë publikë marrin vendime për të pasuruar miqtë dhe familjarët e tyre. Do të ketë një komision përkatës dhe për këtë.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu propozoi që të ketë një mbledhje të përjavshme me qëllim unifikimin dhe diskutimet mes deputetëve të opozitës, gjë e cila u miratua nga të pranishmit.

Mbledhja e thirrur prej Gazment Bardhit vjen në një periudhë të vështirë për Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 2 shtatorit, Kryedemokrati Lulzim Basha shkarkoi Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar, për ta marrë vetë këtë rol.

I pyetur mbi Bashën, Bardhi i uron “udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan”, sakaq shton se Kryedemokrati duhet të reflektojë mbi momentin në të cilën ndodhet Shqipëria cilat do të ishin pasojat e një opozite mosfunksionale.

“Nuk kam asnjë koment, ftesa për Bashën është t’i rikthehet misionit si opozitar. Apeli im është të reflektojë për momentin që ndodhet Shqipëria dhe që mosfunksionimi i opozitës mund t’i shkaktojë vendit”, ka thënë Bardhi.

Sipas deklaratës së tij, ky është një veprim për të mbajtur opozitën të fortë dhe të unifikuar përball atij që e quan “regjimi i Edi Ramës”.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: Fatmir MediuGazment Bardhilulzim bashaPDSali Berisha
Pas

“Ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”, Berisha flet pas mbledhjes së 43 deputetëve

Para

Irlanda mbetet pa sulmuesin Ferguson për duelet e shtatorit

Para
Irlanda mbetet pa sulmuesin Ferguson për duelet e shtatorit

Irlanda mbetet pa sulmuesin Ferguson për duelet e shtatorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas presidentit amerikan/ Merz ka qenë i informuar për sulmet izraelite në Iran, kancelari gjerman: I bëj thirrje të dy palëve të përmbahen

Popullsia e Shqipërisë vijon tkurrjen, INSTAT: Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu! Seanca e radhës më 18 qershor

Një ndalim për vjedhje dhe disa procedime penale për kanosje, shqetësime dhe shkelje të tjera në Shkodër

DVP Fier:Një i arrestuar për dhunë në familje dhe disa të proceduar për konflikte dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Dy të arrestuar në flagrancë dhe një rast denoncimi për largim nga banesa në Durrës

Kosovë, kriza vazhdon/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 31-të

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.