13:55 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ia hodhëm”, fraza që nxori zbuluar grabitësit në Kamëz. Pse operacioni u quajt ‘hijet’

14:45 | 27/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ia hodhëm”, fraza që nxori zbuluar grabitësit në Kamëz. Pse operacioni u quajt ‘hijet’

Janë arrestuar 2 autorët e dyshuar të vrasjes së dy netëve më parë në Kamëz, ku nga grabitja me armë humbi jetën pronari i marketit, Agim Buçi 53 vjeç, dhe mbeti e plagosur Merita Buçi, bashkëshortja e tij.

Çifti u sulmua nga Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode, në sy të djalit të tyre të mitur 6-vjeçar.

Ndërkohë gazetarja e ‘’Fax  News’’, Xhensila Kodra ka ndarë detaje të reja në lidhje me arrestimin e dy autorëve.

Ka qenë fraza ‘’ia hodhëm” që dy të rinjtë kanë komunikuar përmes telefonit me njëri-tjetrin ajo që i ka nxjerrë ata zbuluar nga Policia.

Të dy personat e arrestuar kanë qenë mes 30 të shoqëruarve, që më pas u lanë të lirë në mënyrë që të grumbulloheshin provat e plota.

Të dy të rinjtë janë banues në zonën e Kamzës, dhe kanë pasur informacion në lidhje me aktivitetin tregtar të familjes Buci.

Rruga ku ndodhi ngjarja është e pandriçuar, çka e bënte dhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes, ndërsa disa dëshmitarë kanë parë vetëm hijet e të rinjve, ndaj edhe operacioni i policisë ka marrë të njëjtin emër.

‘’E vetmja provë që ka pasur fillimisht policia ka qenë fakti se dy të rinjtë kanë pasur precedent penalë. Ata u shoqëruan 20 minuta pas vrasjes në market dhe më pas u liruan. Në momentin që janë shoqëruar kanë qenë në banesat e tyre që gjenden pranë vendngjarjes.

Në momentin që janë shoqëruar, mbrëmjes e së mërkurës ata kanë mohuar që të jenë pjesë e ngjarjes së rëndë.

Ata kanë thënë që në momentet kur ndodhi ngjarja kanë qenë duke parë ndeshjen pasi kanë qenë në banesë. Banorët thonë se kanë parë vetëm hijet, shumë pranë minimarketit është një lokal, ku dëshmitarët kanë thënë se menduan se krismat kanë qenë fishekzjarre.

Ata janë mbajtur në vëzhgim nga Policia, dhe pasi menduan se kanë shpëtuar ata i kanë thënë  njeri tjetrit ‘’ia hodhëm”, ndaj ka ardhur dhe verifikimi i dytë i tyre. Pas provave që Policia iu ka vënë në dispozicion, kamerat e sigurisë, Kurti ka pohuar që ka qenë autor i ngjarjes po nuk ka dhënë shumë detaje. E vetmja gjë që kanë pohuar ata është se paratë iu duheshin për shlyerjen e një borxhi që kishin”, u shpreh Kodra.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Korçë/ Plagos me sende të forta fqinjin dhe e kanos me armë gjahu, arrestohet në flagrancë 36 vjeçari

Para

“Lexo, zgjero njohuritë për të shmangur broçkullat”, Gjiknuri ka një këshillë miqësore për Tabakun

Para
“Lexo, zgjero njohuritë për të shmangur broçkullat”, Gjiknuri ka një këshillë miqësore për Tabakun

“Lexo, zgjero njohuritë për të shmangur broçkullat”, Gjiknuri ka një këshillë miqësore për Tabakun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Fakti që brenda 24 orësh njoftohen dy misione faktmbledhëse ndërkombëtare tregon se Shqipëria është një emergjencë

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.