Detaje tronditëse dalin në dritë nga situata e zjarreve në Greqi, ku The Sun ka trajtuar rastin e një çifti irlandez që kishin ardhur për të kaluar muajin e mjaltit në zonën e Atikës.
Zoe Holohan dhe Brian O’Callaghan-Wstropp ishin martuar në Irlandë vetëm të enjten e kaluar dhe kishin qenë duke kaluar muajin e mjaltit pranë Matit, në qendër të fatkeqësisë.
Zoe ka arritur që të mbijetojë pavarësisht se ka marrë mjaft plagë në trup dhe në kokë, ndërsa Brian rezulton i humbur.
Është e kuptueshme që çifti u nda në qytetin turistik pasi u përpoqën të shpëtonin nga flakët. Vajza e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, ndërsa familjarët janë në ankth për vendodhjen e Brian.
“Ishte një skenë e kaosit total, ata ishin të detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre drejt ferrit. Ata u hodhën në kabinën e një makine që po kalonte, por flakët ishin ndezur në të dy anët.
Ata u detyruan të largoheshin nga automjeti dhe u përpoqën të vraponin, për shkak të tymit u ndanë. Ajo pësoi djegie në kokë dhe në duart e saj dhe tani është në një spital grek shërohet. Burri i saj mungon”, shprehet një prej të afërmve të çiftit.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post