Alban Voda, gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se nuk ndiente aspak pendesë për vrasjen e Nesim Hoxhës. 30-vjeçari u tha hetuesve se viktima kishte patur një marrëdhënie intime me hallën e tij, ndaj kjo ishte arsyeja e vrasjes.
“Po, e kam vrarë me bindje të plotë dhe nuk mund ta mohoj. E kam vrarë qenin sepse më ka q… hallën time. Për këtë e kam vrarë. Më ka thënë që siç q… hallën tënde, do shk…të gjitha gratë e fshatit dhe do t’i shk…. me radhë”, ka thënë autori para hetuesve. Gjykata e Përmetit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 30 vjeçarin. (J.V/Shuplaka)