Sulmuesi i La Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, mendon se aftësitë e tij mund t’i përdorë edhe në basketboll dhe se mund të luajë përkrah superyllit të Los Angeles Lakers, LeBron James, pa problem.
James i është bashkuar Ibrahimovicit në LA pasi u transferua te Lakers nga Cleveland Cavaliers.
Shtatlarti suedez thotë se mezi pret t’i shohë ndeshjet e James në NBA.
Në një intervistë për ESPN, Ibra ka thënë: “Mendoj se do të shikoj atë duke luajtur basketboll. Nuk e di nëse ai është i interesuar për futboll, edhe pse futbolli është më i madh se basketbolli me gjithë respektin për basketbollin.
Kam bërë shumë sporte. Unë jam fenomen në çdo gjë me top, prandaj nëse luaj basketboll, mund të luaj me LeBronin pa problem”, shtoi ai.
(E.K/FAXWEB.AL)