Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj se kontrollet ndaj bizneseve të vëllezërve Agron dhe Armand Duka kishin qenë rastësi.
Në postimin e bërë në facebook, Meta ka ironizuar deklaratën e Ibrahimajt duke thënë se kjo ishte hera e parë që domosdoshmëria kishte depërtuar domosdoshmërinë.
Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:
Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha