Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic vijon të shkëlqejë në kampionatin amerikan ku luan me ekipin e Los Angelos Galaksi. Suedezi ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje, që kur ka veshur këtë fanellë. Ibrahimovic njihet për shakatë dhe ironitë e tij, ndërsa nuk ka ngurruar të thumbojë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Suedezi me origjinë boshnjake ka shtuar se nëse do të ishte para 10 vitesh në Amerikë, ai mund të ishte bërë pjesë e politikës.
“Nuk e di, nëse do ta ndryshoja apo jo kulturën futbollistik në këtë vend, tani vetëm po bëj detyrën time. Janë me fat, që nuk kam ardhur 10 vjet më parë,”-tha Zlatan Ibrahimovic.
Kujtojmë se loja e tij ka bërë për vetë shumë tifozë amrikanë, të cilët e ndjekin me kureshjte dhe interes të madh.
Discussion about this post