Sulmuesi kryesor i Interit, Mauro Icardi, ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin e tij Italian të Interit. Argjentinasi do të ketë një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij.
Klauzola e limit prej 110 milionë eurosh vlen vetëm për klubet jastë Italisë, njofton Corriere dello Sport. Ajo çfarë duhet të theksohet si një element I rëndësishëmnë kontratë është se kjo klauzolë do të mund të aktivizohet vetëm deri në 20 korrik çdo vit. Kjo do të shmangte transferimin e tij në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe do t’i jepte mjaft kohë për të gjetur një zëvendësim nëse Icardi duhet të lëvizë para 20 korrikut.
Duke qenë një nga sulmuesit më të mirë rtë kampionatit Italian Icardi është thirrur dhe nga kombëtarjë argjentinase.
Për Icardin kishte zëra se mund të largohej nga Interi por marrëveshja e fundit duket se ka çimentuar qëndrimin e tij tek zikaltërit. (B.H/Shuplaka)