Identifikohen viktima dhe autori i vrasjes makabre që tronditi qytetin Korçës mbrëmjen e kësaj të enjte. Sipas burimeve, viktima është shtetasi Altin Balliu, 30 vjeç banues në Slabinjë të Pogradecit.
Ndërkohë, policia bënë me dije se është identifikuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes dhe se po punohet për kapjen e tij.
30 vjeçari, Altin Balliu humbi jetën si pasojë e një plumbi të marrë në ‘syrin e majtë’, nga një përplasje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës.