Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është Enriko Aliaj, i cili u qëllua me plumb në kokë.
I dyshuari kryesor është vëllai i viktimës, 18-vjeç, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Megjithatë dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende larg të qenit e qartë, pasi nuk përjashtohet as që të ketë qenë jo një veprim vrastar me dashje, por një aksident tragjik.
Brenda në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë. .
Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e arma e cila u gjet më pas.