Janë identifikuar 3 të plagosur nga atentati që ndodhi vetëm pak minuta më parë Shkodër.
Të plagosurit janë Don Lisi, Enrik Prenushi dhe një vajzë me iniciale L.T.
Po kështu është identifikuar edhe autori, 32 vjeçari me inciale T.L.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek ish sheshi i 5 heronjve, ku ka pasur të shtëna me armë nga një makinë jeshile.
Dy persona kanë qëlluar nga makina në drejtim të një çifti, djalë e vajzë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit. (J.V/Shuplaka)