Është identifikuar së fundmi autori i sulmit të shënuar një ditë më parë në kryeqytetin britanik, në Ëestminster. Khalid Masood 52 vjeç është terroristi që shkaktoi 5 viktima dhe rreth 40 të plagosur për sulmin e një dite më parë, sipas asaj çka shkruajnë mediat britanike.
Burime të Policisë së Londrës kanë bërë me dije se 52-vjeçari përgjegjës, i cili mbeti i vdekur po ditën e djeshme nuk ishte dënuar më parë për terrrorizëm. Është bërë gjithashtu e ditur se ai identifikohej edhe me emra të tjerë.
Mësohet se autori i sulmit ishte dënuar për herë të parë në vitin 1983, ndërsa më i fundit ishte ai i 2003-shit për posedim të një thike.
Më herët, Shteti Islamik mori përsipër sulmin e një dite më parë, ndërkohë që 8 të dyshuar për lidhje me sulmin janë ndaluar nga policia.
(XH.A/SHUPLAKA)