Është identifikuar kufoma e gjetur dy ditë më parë në Tiranë në rrugën “Lord Bajron”. Policia bën me dije se :
Më datë 08.08.2017, në ambientet e policisë është paraqitur shtetasia A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim për “Largim nga banesa”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim. (B.H/Shuplaka)