Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur mbrëmjen e sotme në breg të lumit Buna, në një fshat të Shkodrës.
Kufoma e gjetur i përket 70-vjeçarit Hydajet Leva, banues në lagjen “Qemal Stafa” në Zues.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima është mbytur, pasi në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Familjarët kanë deklaruar se viktima ka tentuar edhe dy herë të tjera të vetëvritej për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
Policia po vazhdon hetimet e mëtejshme për ngjarjen. (M.D/ Shuplaka)