Armando Ndreu është 32 vjeçari i cili ka qëlluar me armë zjarri në Shkodër drejt një furre buke gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas informacioneve të siguruara, Ndreu ka pasur një konflikt për motive të dobëta me shtetsin S.S dhe si rrjedhojë ka qëlluar drejt furrës së bukës që është në pronësi të këtij të fundit.
Fatmirësisht nuk raportohen dëme të tjera përveç atyre materiale.
Njoftimi i Plotë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi Armando Ndreu, 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VIDEO/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, shihni pamjet nga vendngjarja