Një efektiv policie është një ndër 39 viktimat e raportuar deri tani të sulmit pas mesnate në “Reina nightclub” në Stamboll.
Mediat turke e kanë identifikuar si Burak Yildiz 32 vjeç, i cili thuhet se është personi i parë që është qëlluar nga autori përpara se të hynte në klubin e natës.
Mësohet se ai punonte si orar sigurimi.
Ndërkaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të sulmit të rëndë. Disa medie shkruajnë se nuk bëhet fjalë për një por dy të armatosur që kanë qëlluar mbi të pranishmit në klubin e natës. (XH.A/SHUPLAKA)