Në puntatën e mbrëmjes së sotme, në “Identitet”, gazetarja dhe moderatorja Aida Shtino ka prezantuar për teleshikuesit e FaxNews, një pjesë të veçantë të qytetit të Përmetit.
Së bashku me të gjitha bukuritë që kjo zonë dhe ka për të ofruar, janë edhe përmetarët që me kulturën e tyre e pasurojnë edhe më shumë këtë bosht të rëndësishëm qytetarie.
Gjatë një rrugëtimi dyditor, Shtino përcjell çdo gjë që të bëjë me identitetin e Përmetit, nga peizazhet e bukuar natyrore, tek qendrat e zhurmshme të qytetit, ku të rinjtë dhe të vjetrit i bashkon tradita dhe dashuria për këtë qytet.
Moderatorja në këtë udhëtim u shoqërua edh edhe nga Edion Maliqi, i cili është edhe specialist i turizmit në Bashkinë e Përmetit.
Ajo vizitoi lagjen e vjetër të qytetit, ose ‘Përmetin e Vjetër’, ku mes kalldrëmeve dhe shtëpive tradicionale shpalosi historinë mijëra vjeçare të qytetit.
“Përmeti të motivon të punosh dhe nuk ka gjë më të bukur sesa të punosh për vendin tënd. Përmeti njihet dhe ka pasur për artizanat mjaft të zhvilluar si: gurëgdhëndje, shportari, poçari, punimi e bakrit, qëndistari e shumë të tjera”, ka “, ka thënë Maliqi.
Shoqëruar nga muzika e lehtë dhe e ëmbël përmetare, Shtino u ndal edhe te gastronomia e qytetit, ku përveç glikove dhe ëmbëlsirave tradicionale, gatuhen ende pjata tradicionale, sipas karakteristikave tradicionale. Duke vizituar pedonalen dhe restorantet e qytetit, moderatorja shpalosi edhe njëherë për publikun historinë dhe traditën e pjatave më tipike përmetare.