19:27 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

IDF: Hezbollahu fsheh 500 milionë dollarë dhe ar në një bunker nën spitalin e Bejrutit

11:26 | 22/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
IDF: Hezbollahu fsheh 500 milionë dollarë dhe ar në një bunker nën spitalin e Bejrutit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të hënën deklasifikuan informacione nga inteligjenca mbi qendrën financiare të grupit terrorist Hezbollah, duke përfshirë një bunker të fshehur nën një spital në Bejrutin jugor që sipas izraelitëve përmban qindra miliona dollarë në para dhe ar.

Izraeli zgjeroi fushatën e tij kundër Hezbollahut të dielën mbrëma, duke nisur një seri sulmesh për të dobësuar aftësinë e grupit terrorist të mbështetur nga Irani për të financuar operacionet e tij.

“Forcat ajrore izraelite kryen një seri të sulmeve precize mbi qendrën financiare të Hezbollahut”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

“Një nga objektivat tona kryesore mbrëmë ishte një kasafortë nëntokësore me dhjetëra miliona dollarë në para dhe ar. Paratë po përdoreshin për të financuar sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit”, tha ai, pa specifikuar nëse të gjitha paratë u shkatërruan në sulm.

Hagari më pas iu referua një bunkeri të veçantë të mbushur gjithashtu me para dhe ar nën një spital në Bejrut, por tha se kasaforta nuk ishte shënjestruar ende nga IDF.

“Sipas vlerësimeve që kemi, ka të paktën gjysmë miliardë dollarë në kartëmonedha dhe ar të ruajtur në këtë bunker. Këto para ende mund të përdoren për të rindërtuar shtetin e Libanit”, tha Hagari.

Gjatë konferencës, Hagari prezantoi një hartë që tregon vendndodhjen e bunkerit, nën spitalin Al-Sahel në periferinë jugore të Bejrutit të njohur si Dahiyeh, ku Hezbollahu është kryesisht i bazuar. Ai u bëri thirrje autoriteteve libaneze dhe organizatave ndërkombëtare që të parandalojnë Hezbollahun nga përdorimi i “parave për terror dhe për të sulmuar Izraelin”, dhe paralajmëroi se forcat ajrore izraelite po monitorojnë kompleksin.

Etiketa: HezbollahuIzraeli
Pas

“Mosdeklarimi i pagës reale, problem të madh”- Rama paralajmëron sipërmarrjet: Do të përballeni me masa administrative dhe penale

Para

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn në Ministrinë e Brendshme, përfundon takimi me ministrin Hoxha

Para
IDF: Hezbollahu fsheh 500 milionë dollarë dhe ar në një bunker nën spitalin e Bejrutit

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn në Ministrinë e Brendshme, përfundon takimi me ministrin Hoxha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.