14:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

17:03 | 16/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Forca ajrore izraelite ka njoftuar se do të sulmojë Distriktin 3 të Teheranit, pasi më herët njoftoi në gjuhën perse popullsinë civile të evakuohej.

Sipas mediave iraniane, Distrikti 3, i vendosur në verilindje të Teheranit, është shtëpia e mbi 1 milionë njerëzve. IDF paralajmëroi popullsinë të largohet nga zona, përpara se të fillonte sulmet. Është hera e parë që Izraeli njofton popullsinë vendase që nga fillimi i luftës të premten e kaluar.

IDF bën të ditur se objektiv i sulmit do të jetë infrastruktura ushtarake e Iranit e pozicionuar në këtë pjesë të kryeqytetit iranian.

 

 

Mesazhi i njoftimit u publikua nga faqja izraelite e internetit Ynet, ku zëdhënësi Kamal Pinhasi tha se ishte një “paralajmërim urgjent për ata që punojnë ose janë në Distriktin 3 të Teheranit”.

“Në orët në vijim, IDF do të veprojë në zonë”, shtoi ai, “për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian”. “Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë që të largoheni menjëherë nga zona e shënuar në hartë në Distriktin 3”, tha ai. “Prania juaj në zonë vë jetën tuaj në rrezik”.

Më herët gjatë ditës Izraeli kreu sulme ajrore me avionë bombardues në pjesën perëndimore të Teheranit.

Sulme ajrore ka paralajmëruar edhe Irani ndaj Izraelit orët në vijim.

Pas

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

Para

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

Para
Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

 



Të Fundit

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në një qendër votimi

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.