Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, në studion e Fax News në lidhje me vizitën e Kotzias në Shqipëri dhe takimin e tij me ministritn Bushati, është shprehur se kërkesat e qeverisë shqiptare nuk po merren seriozisht, ndërsa kërkesat e qeverisë greke janë duke u përmbushur një nga një.
Idrizi foli mbi dyshimin e mundshëm të përfolur se Kotzias nuk do të toleronte përmendjen e emrit Çamëri.
“Nëse kushti i Kotzias është i vërtetë që nuk do të ishte gjë e mirë, duhet të ishte zoti Bushati që të çohej nga tavolina.
Nga Ministria e Jashtme nuk kemi shumë informacion, është e mbyllur.
Idrizi foli për ligjet e miratuara mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ligji i toponimeve, është absurd sepse këto dokumenta janë pronë e shtetit Shqiptar dhe bëhet fjalë për të moshar mbi 75 vjeç që kanë lindur në Çamëri.
Është njësoj sikur një Italian që ka lindur në Këln të Gjermanisë, të mos ta ketë të shënuar Këln më dokumenta por Cologna.
Ligji për minoritetet është skandaloz pasi Shqipëria për herë të parë e nxjerrë veten me nëntë minoritete.” – u shpreh Idrizi.
Kreu i PDIU ka thënë se akuzat për pretendime territoriale janë qesharake pasi e vetmja gjë që kërkohet është kërkimi i faljes.
“Nëse do të kishte një interes për Shqipërinë do të ishte që përveç kufirit detar të ishte dhe kufiri tokësor.
Axhenda e palës greke është bërë ndërkohë që axhenda e palës shqiptare është heqja e ligjit të luftës apo heqja e vulës apostile.
Edhe varrezat e ushtarëve të rënë grekë në luftë në Shqipëri po realizohet ndërkohë që vrasja e çamëve në dyert e shtëpive si gjenocid etnik nuk njihet.
Çështja e pretendimeve territoriale është qesharake. Ne nuk kërkojnë ndryshime kufijsh, por një falje të madhe publike, e cila do ta nderonte Greqinë.
Kryeministri apo ministri i Jashtëm mjaftohen me disa kërkesa minimaliste. Shteti shqiptar i ka të gjitha mundësitë të lobojë në Bruksel apo Uashington.” – tha Idrizi.
(E.L/Faxweb)