Shpëtim Idrizi ka thumbuar deputetin e tjetër çam cili garon në listën e PD, Dashamir Tahiri. Ai i ka ka shprehur “frikën” se ish-deputeti Tahiri do ta marrë Dulen kalapiç për t’i treguar tokat e çamërisë.
Gjithashtu ai u shpreh dhe u bëri thirrje votuesve se nuk duhet t’i japin asnjë votë Dashamir Shehit sepse një votë për të është një votë për Dulen.
“unë jam i bindur se nuk do ta votoni as Dash Grekun e as Vangjel çamin”, u shpreh Idrizi.
DEKLARATA E IDRIZIT:
I bëj thirrje për një gjë mos e merr kalapiç Vangjel Dulen se të mallkojnë çamët, një votë për Dash Tahirin është një votë për Vangjel Dulen. Vangjel Dule iku kur një shqiptar i çamërisë u bë kryetar i Parlamentit, unë jam i bindur se nuk do ta votoni as Dash Grekun e as Vangjel çamin. Dashi deshio ta godasë me grusht kur Vangjeli dule nuk u çua të mbante një minutë heshtje për viktimat çame. Jam besim plotë se ne do kemi grupin tonë parlamentar por do t’i dyfishojmë votat tona, kjo nuk është çështje llogarish por çështje fryme dhe ne e gjejmë kudo këtë frymë. (B.H/Shuplaka)