Flamurtari arriti të mundë Tiranën në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. Ishte Donjet Shkodra që i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka folur në një lidhje direkte nga Vlora, administratori Sinan Idrizi i cili nuk i kurseu ironitë as ndaj gazetarëve të SuperSport.
I pyetur për fitoren ndaj Tiranës, Idrizi u përgjigj mjaft i prerë dhe shkurt duke e lënë pafjalë gazetarin e Digitalb.
“Para një jave isha një deshtak në studion tuaj, nuk mund tjem ndryshe vetëm për një fitore. Kjo është thjesht një fitore”.