04:18 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Idrizi nga Dibra: Do të të bëjmë presion, vetëm për 1% do të mbajmë përgjegjësi

09:50 | 12/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Idrizi nga Dibra: Do të të bëjmë presion, vetëm për 1% do të mbajmë përgjegjësi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në qarkun e Dibrës. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetët Mesila Doda e Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së Dibër, Olti Cani, kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU Dibër, Inva Trupi.

Një pjesë e mirë e të rinjve në panel shprehën qartë mbështetjen e kësaj force politike dhe arsyet pse u bënë pjesë e kësaj partie.

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se do lobohet dhe do t’i bëhet presion qeverisë për të bërë realitet rrugën e “Arbërit”.

“Ne e dimë shumë mirë që padrejtësitë ekonomike i kanë rrudhur shqiptarët. Ne do të bëjmë gjithçka, do të lobojmë, do të bëjmë presion, do të ngrihemi në Parlamentin e Shqipërisë  dhe do mbështesim çdo qeveri e cila do ta bëjë realitet rrugën e “Arbërit”. Jo thjesht dhe vetëm si retorikë politike dhe jo thjesht si detyrim karshi mbështetjes tuaj, por po e përsëris prap, nuk mund të ndodhë që pas 25 vitesh demokraci, 25% e Shqipërisë të jetë jashtë dhe e pa integruar me pjesën tjetër të vendit. Këtë turp mund ta bëjë vetëm politika shqiptare.

Prandaj i duam bijtë dhe bijat tuaja, që rrugën e “Arbërit” ta kthejmë në një realitet të prekshëm për të gjithë ju. Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju e keni parë që etiketohet vazhdimisht, edhe këtu në Dibër. E dini pse? Jo thjesht dhe vetëm puthadorët e Athinës apo të Beogradit, por e dinë shumë mirë që duan të godasin shqiptarinë. E kemi theksuar gjithmonë jemi parti e interesit kombëtar dhe interesit të qytetarëve”, tha kryetari i PDIU-së.

Më tej Idrizi shtoi se marrëveshja me mazhorancën është zbatuar në vetëm 1% të saj dhe sipas tij, PDIU do të mbajë përgjegjësi për vetëm 1%.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet  ka mbështetur reformat e mëdha por nuk ka qënë asnjëherë pjesë e pushtetit. Çfarë dua të them me këtë? Në të gjithë Shqipërinë marrëveshja jonë me mazhorancën është zbatuar vetëm 1% dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë mazhorancë dhe qeverisjen vetëm 1%, por mbajmë përgjegjësi 100% për mbështetjen tuaj dhe për t’i kthyer deputetët tuaj në interes të Dibrës. Ne kemi filluar të bëjmë një program të madh. Djem dhe vajza të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, po jetësojnë programin e PDIU-së, i cili nuk është dhe nuk do dallohet vetëm për vokacionin e tij kombëtarist, por mbi të gjitha pët qytetarin shqiptar, për interesin ekonomik dhe për interesat që do e zhvillojnë këtë vend. Ne kemi vetëm një atdhe, nuk kemi atdhe tjetër dhe atdheu jonë, forca jonë fillon nga Dibra”,  u shpreh Idrizi para strukturave dhe të rinjëve në Dibër.

Po kështu Mesila Doda, përveçse bëri apel për ndërtimin e rrugës së Arbërit, theksoi se shqiptarët e Iliridës duhet të kërkojnë të drejta të plota.

“Porosia ime e fundit për rrugën e “Arbrit” është kjo: Mos pranoni më asnjë pushtetar e vendimarrës kryeministra, ministra, a këdo në Dibër po nuk filloi rrugën e Arbrit. I keni dhënë besimin ata ju detyrohen të mbajnë premtimin. Dy fjalë për një krahinë që më rrin fort në zemër, është vendi përkarshi, Ilirida. Krahinë e moçme shqiptare që edhe emrin sot ja kemi harruar dhe dikush i thotë Maqedoni e dikush Fyrom. Ne e ripërsërisim ILIRIDA. Po ja them këtu nga krahu shqiptar i kufirit, por mos dyshoni që do e them shumë shpejt edhe ne krahun përballë. Nuk do ketë Ivanov, Gruevsk apo ndonjë antishqiptar tjetër që ta ndryjnë jetën e shqiptarve tanë në ato treva dhe ta kthejnë në Palestinën e Europës. Shqiptarët e Iliridës duhet të kërkojnë të drejta të plota. Nëse Zaev tërhiqet a nëse presidenti që firmosi fundin e shtetit të vet nuk jep dorheqjen, urgjentisht të mblidhet tryeza e forcave politike mbarëshqiptare e të ndihmojnë që ILirida të mbajë referndumin për mëvetësinë. Ky shtet pa asnjë kuptim nuk e gjen dor arsyen e vet të egzistencës në dhunimin dhe mosrespektin e shqiptarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Ohrit e Strugës. Ajo është zemra e ILiridës dhe ne bashkë jemi një komb, Një qëndrim dhe kemi vetëm Një Atdhe…Shqipërinë nga Preveza në Mollë të Kuqe, Shqipërinë e 4 vilajeteve, Shqipërinë e 8 milionë shqiptarëve”, tha Mesila Doda. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: dibershpetim idrizi
Pas

Ish-misi në superformë, pozon me vajzën si kampione (FOTO)

Para

Miqësia me regjizorin, e vërteta e rolit të Fatos Nanos në filmin shqiptar

Para
Fatos Nanon siç nuk e kemi parë, duke drekuar me ish-gruan dhe deputetin demokrat (VIDEO)

Miqësia me regjizorin, e vërteta e rolit të Fatos Nanos në filmin shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.