Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Ai ka deklaruar në emisionin ‘”Kjo Javë” se fituesi i zgjedhjeve duhet të urohet sepse kjo është normale. Ndërkohë i pyetur për mundësinë e një koalicioni me Ramën Idrizi tha se ai nuk preferon për ndarje tepsie por tregoi se kushtet e PDIU janë parimore dhe se kjo parti nuk ka lëvizur nga kushtet e mëparshme.
Ai u shpreh se votat do t’i bashkonte vetëm nëse merren parasysh kërkesat e tij për Çështjen Çame, ligjit për referendumet dhe Ministrinë e Diasporës. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post