Zgjedhjet lokale në Durrës do të ofrojnë në përballje interesante mes dy kandidatëve, nga njëra anë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe nga ana tjetër, Igli Cara kandidati i forcave opozitare.
Të dy janë emra mjaft të njohur për qytetarët për punën që kanë bërë për qytetin dhe postet që kanë mbajtur.
Qysh në muajin shkurt Sako dhe Cara kanë nisur fushatën elektorale duke takuar banorë të lagjeve të ndryshme e duke premtuar shtim apo përmirësim shërbimesh.
Ata që do të vendosin më 14 maj janë votuesit, ndaj Fax News ka dalë për të marrë mendimin e tyre në lidhje me ndryshimin që presin nga këto zgjedhje vendore.
-Tani këto janë bërë të gjithë njësoj, të gjitha duhet të përmirësohen, lulishtet, vendpushimet, të provohet dhe ai njëherë. Është njeri i mirë.
-Mendoj se Igli Cara mund të fitojë, nuk kam ndjekur shumë drejtimin që ka bërë Sako, edhe pse ka ndryshime.
-Patjetër që Emirjano Sako do të fitojë, kur e krahasoj me Igli Carën ajo duhet të jetë dhe është shumë më e mirë. Ka një komunikim shumë të pastër, njerëzor, dhe është shumë punëtore.
-Nuk më intereson shumë, kur të vijë momenti do të vendosim.
-Ajo që është do ta fitojë, jemi të kënaqur, ska shans njeri që ta marri tjetër.
-Akoma ma kanë lënë përgjysmë tarracën që ma ka rrëzuar tërmeti, për ne pensionistët mirë do ishte të na rritej cik pensioni.
-Me thënë të drejtën smë bie fare mendja se kush fiton.
-Vallai përballje fortë do të jetë!
-Unë jam i majtë, le të vuash sa të duash të ma ndryshosh mendjen, nuk më bind dot.+
-Unë jetoj në Florida nuk jetoj këtu, por mendoj se duhet një ndryshim, ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen. Duke nisur te pastërtia, ne jemi komb i jashtëzakonshëm, por të keqen e kemi nga brenda.
-Igli Cara do të fitojë, Sakon shihe nga mbiemri që ka. Të paktën të mos shesi portin.