Pak orë më parë, Ministri Lefter Koka sulmoi live kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Por menjëherë pas deklaratave të forta të Kokës, vjen reagimi i deputetit të PD-së, Igli Cara.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cara shkruan se Koka më në fund gjeti kurajon të thoshte të vërtetën e t’i bashkohej akuzave të PD-së.
Gjatë një interviste për “Ora News”, Koka e cilësoi kryebashkiakun Dako një arrogant të dehur nga pushteti që nuk u përgjigjet as qytetarëve. E më pas shtoi se ai shikon si kundërshtar LSI-në.
“Vangjush Dako i thotë policisë ‘harrojeni PD-në, kundërshtar kemi LSI-në’- tha Koka duke shtuar se “këto informacione më kanë ardhur nga elementë brenda strukturës së policisë së Durrësit”.
Postimi i plotë i Carës:
Me mire vone se kurre.
Askush mos te hamendesoje per koalicione etj por, Lefter Koka sot gjeti kurajen te thote te vertetat e ti bashkohej akuzave te PD, shume here te miat personale per krimin elektoral qe ne Durres ka emrin Vangjush Dako.
Vangjush Dako, segmente te PS e policise se shtetit po pergatiten per krimin mbi voten.
Sot me shume se kurre duhet te kthejme lirine tek qytetaret e Durresit.
Krimi e Dako nuk duhet te fitojne mè kurre. (D.D/Shuplaka)