Për drejtorin sportiv të Lacios, ish-futbollistin e Kombëtares Igli Tare, përfaqësuesja e Shqipërisë ka lojtar me cilësi.
Ndër ta Tare ka veçuar sulmuesin Sokol Cikalleshi. Ai shprehet I habitur se si Cikalleshi vashdon të luajë në kampionate të dorës së dytë pasi sipas tij ka cilësi mjaft të mira.
“Kombëtarja e Shqipërisë ka disa lojtarë që kanë cilësi që mund të luajnë në disa skuadra më të mëdha se ku luajnë aktualisht. Por, ndonjëherë është edhe çështje fati. Cikalleshi më pëlqen. Luan në të njëjtin pozicion siç luaja edhe unë. Është një futbollist i fuqishëm që e njeh portën shumë mirë. Nuk e kam kuptuar kurrë se si Cikalleshi, me ato cilësi që ka, vazhdon luan ende në kampionate të dorës së dytë”, u shpreh Tare në një prononcim për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”.
Cikalleshi aktualisht luan në Turqi, pas problemeve ai është rikthyer në formë madje pas ftesës së Panuçit shënoi dhe gol me ekipin e tij turk Osmanlispor. Cikalleshi u rikthye në kombëtare pas përjashtimit që i bëri Panuçi për thyerje disipline. (B.H/Shuplaka)