Lëkundjet sizmike që tronditën vendin këtë të martë kanë qenë të vazhdueshme, edhe në orët e pasdites së djeshme.
Ato janë ndjerë në gjithë Shqipërinë, megjithatë në qarkun e Tiranës dhe Durrësit padyshim lëkundjet janë ndjerë më shumë.
Lëvizjeve sizmike nuk i ka shpëtuar as emisioni “Rudina”, në Televizionin Klan, gjatë kohës që ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
E tronditur nga lëkundjet, moderatorja Rudina Magjistari nuk e fsheh frikën. “Iii tërmet, e ndjetë lëkundjen?”, thotë ajo, duke pyetur të ftuarit që kishte në studio.
Discussion about this post