Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur sot një miting në Tiranë, ku janë prezantuar kandidatët për deputet të të gjithë qarqeve. Ish- kreu I saj Ilir Meta gjatë fjalës së tij është shprehur se është gati të dal në një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama ku të dojë ai dhe me kë gazetarë të dojë ai.
“Jam gati të dal në debat televiziv me Edi Ramën ku të dojë ai dhe le të marrë me kë gazetarë të dojë ai. Petrit Vasili i ka ftuar në debat televiziv. Ne nuk kemi frikë nga debati, nga transparenca ”LSI përgjegjëse?! Jam gati të dal në debat televiziv me Ramën ku të dojë ai, le të marrë kë gazetar të dojë!”
Meta ju dha dhe një mesazh të gjithë socialistëve duke ju thënë se është po ai Ilir Meta që kanë njohur demokratët, është po ai që njohin qytetarët dhe se nuk i ka gënjyer asnjëherë.