Në një kohë normale, Ija e Besit do të kishte padyshim një ditëlindje me plot dhurata dhe njerëz, por në situatë pandemie duhet të mjaftohet me vizitën e nipit të saj. Ka qenë vetë aktori Bes Kallaku, i cili ka postuar një foto të Ijes, në ditëlindjen e saj të 81-të, ku ajo shihet duke punuar tokën, dhe duke e bërë gati atë për mbjelljen e perimeve.
“Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si CR7 ?. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! ??. Zoti ju rujt!”, shkruan Besi në foto, që për Ijen duket se e ka thyer pak karantinën dhe ka shkuar deri në Bubq për ta vizituar.
Ajo që bie në sy në foton e postuar nga aktori i humorit, është padyshim forma mjaft e mirë trupore e Ijes, që duket të jetë kalitur edhe më shumë nga puna në ara, që në një moshë të madhe të jep një kënaqësi të shtuar. Kush nuk do ti donte ca ditë karantine në fshat, rrethuar nga gjelbërimi…
