Tashmë dihet shoqëria e aktorit të njohur, Bes Kallaku dhe presidentit, Ilir Meta. Ditën e sotme Besi ka qenë vizitor special në kopështin e Presidencës në kuadër të javës së fëmijëve jetimë.
Në një foto të publikuar vetë aktori, ai i drejtohet Presidentit me një pyetje: “Meqë vendi i Zonjës së Parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time?”
Ndërkohë kjo foto më herët është publikuar edhe nga vetë presidenti i cili shkruante se “Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Sot në Presidencë me Bes Kallakun për “Javën e Fëmijëve Jetimë,”
(S.SH/Faxweb)