Pak minuta më parë është publikuar një video ‘off records’ nga intervista e kryeministrit Rama në studion e Ylli Rakipit. Rama dëgjohet duke i thënë njërit prej gazetarëve të Rakipit shprehjen ‘ik mos na çaj b*thën’.
Po ajo që të bije në sy nga video e transmetuar është prania në studion dhe e këshilltarit të Ramës për mediat Endri Fuga.
Ai ka ndërhyrë në momentin kur Rama ka përdorur këto shprehje, nuk dihet ndoshta nëse për ta qetësuar ndopak kryeministrin.
Nga ana tjetër ajo që vihet re është se kryeministri mundohet gjithë kohës të bindë Rakipin se duhet ta lërë më shumë të flasë në emision. Rama përdor edhe gjestikulacionet kur i thotë Rakipit se duhet të jetë më profesional.
Ajo që dihet është se Fuga është një nga njerëzit më të besuar të Ramës po ai pak herë shfaqet publikisht në kamera dhe aq më pak në studiot televizive. (E.K/SHUPLAKA)